Këshilla nga Dr. Sali Kurti për prindërit: Si t’i parapërgatisni fëmijët për vizitë tek dentisti

Prindërit duhet t’i përgatisin paraprakisht fëmijët e tyre për vizitën e parë te dentisti. Shpesh herë, përvojën jo të mirë të tyre gjatë jetës në raport me dentistët e bartin pa dashje edhe tek fëmijët e tyre. Kjo patjetër duhet të ndryshojë.

Krijimi i raporteve miqësore në mes të dentistëve dhe fëmijëve, është parakusht kryesor për një vizitë stomatologjike të suksesshme. Sipas profesor Saliut, në këtë drejtim, prindërit duhet të luajnë rolin kryesor.

Ai po ashtu thotë se, janë dentistët ata që duhet të tregohen të afërt dhe miqësorë me fëmijët dhe përmes bashkëbisedimit të fitojnë besimin e tyre. Vetëm atëhere kur ta fitojnë besimin e fëmijëve, duhet të fillojnë të punojnë. Ndryshe, mundësia për të shkaktuar trauma tek fëmijët është jashtëzakonisht e madhe, sidomos në rastet kur edhe përvoja e përgatitja e dentistëve për punë me fëmijë është jo në nivelin e duhur.

Ai thotë se fëmijët janë të guximshëm dhe të gatshëm për të krijuar raporte miqësore me dentistët. Mungon vetëm bashkëpunimi dhe ndërmjetësimi i prindërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.