Rreth Nesh

Home / Rreth Nesh

Mirësevini në Mat Dental

Mat Dental është një poliklinikë dentare, e themeluar në vitin 1994 nga mjeku i mirënjohur stomatolog, Dr. Sali Kurti. Falë cilësisë së lartë të shërbimit dhe profesionalizmit, Dr. Sali Kurti është nderuar me një sërë çmimesh e vlerësimesh kombëtare, mes të cilave përmendim akordimin e titullit: “Mjeshtër i madh” nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani (2017). Me vizionin dhe profesionalizmin e Dr. Sali Kurtit si mjek dhe si drejtues, poliklinika “Mat dental” është kthyer në një nga qendrat më të mëdha stomatologjike në Tiranë. Rekrutimi i një stafi mjekësh të shkolluar brenda dhe jashtë vendit ka krijuar traditën e shërbimit elitar jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por për qytetarët nga e gjithë Shqipëria, të cilët vijnë enkas për t’ia besuar shëndetin e tyre poliklinikës “Mat Dental”. Klinika “Mat Dental” ka si synim kryesor sigurimin e standardit më të lartë të kujdesit dentar për pacientët. Mbi bazën e këtij synimi, klinika jonë ofron shërbime dentare komplekse dhe trajton të gjitha sëmundjet e gojës. Ky shërbim bëhet i mundur në sajë të teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që kjo klinikë disponon, si dhe në sajë të profesionalizmit dhe cilësisë së punës që ofrohet nga stafi mjekësor dhe me shumë eksperiencë i kësaj klinike.

Statistikat tona

0% Cilësia
0 Pacientë të rregullt
0 Stafi
0 Vite përvojë
0 Pacientë të huaj

Stafi Mat Dental