Dhëmbët e qumështit dhë rëndësia e tyre

Gjate gjithe jetes se njeriut,sistemi dhembor i tij i nenshtrohet 2 fazave: 1)Sistemi dhembor i perkohshem 2)Sistemi dhembor i perhershem Sistemi dhembor i perkohshem perfaqesohet prej dhembeve te qumshtit,te cilet jane struktura te vogla,te bardha dhe qe vendosen ne te dy nofullat.Dhembet e qumshtit jane 20 ne numer ku 10 jane te vendosur ne nofullen e siperme dhe 10 te tjere ne nofullen e poshtme.Sipas funksionit qe kane keta dhembe klasifikohen:
1)Dhembe preres(incizivet)-> presin ushqimin;

2)Dhembe shqyes(kaninet) ->shqyejne ushqimin;
3)Dhembe pertypes(dhemballa e pare dhe e dyte)->Pertypin ushqimin.
Per secilen nofull,sistemi dhembor i perkohshem ka:4 incizive,2 kanine dhe 4 dhemballe.Zakonisht dhembi i pare i qumshtit del rreth moshen 6-8 mujore dhe sistemi dhembor i perkohshem kompletohet para moshes 3 vjec(rreth 33 muajve te pare te jetes).Ne raste te rralla ka bebe qe lindin me dhembe ne goje.Procesi i daljes se dhembeve te qumshtit mund te shoqerohet ose jo me shqetesime,kjo varet nga niveli i tolerimit te ndjeshmerise dhe dhimbjes nga femija.Ne disa femije simptomat shoqeruese te daljes fillojne qe 2-3 muaj para dhe perfshijne: -shtim te sekrecioneve(jargeve) -femija eshte i prirur te kafshoje sende me shume se zakonisht -femija eshte me i acaruar dhe ben sjellje tilla si terheqja e vesheve,ferkim i mjekres dhe faqeve -oreksi eshte i pakesuar – temperature -kolle – diarre -gingiva rreth dhembit paraqitet e fryre dhe e skuqur e ne disa raste mund te kete disa njolla te bardha. Keto simptoma mund te lehtesohen nga nena nepermjet disa metodave te thjeshta te tilla si: -copa frutash te ftohta te cilat i jepen femijes t’i mbaje ne dore – garze sterile e ftohur ku femija mund te kafshoje -dhenia e lodrave te posacme per kruajtjen e dhembeve(gjenden ne farmaci) te cilat jane futur paraprakisht ne frigorifer -perdorimi i xhelit qe qeteson gingiven e acaruar(jepet me rekomandimin e mjekut). Si rregull,larja e dhembeve behet qe kur del dhembi i pare.Ky proces fillimisht realizohet nga nena nepermjet nje garze sterile e cila zhytet ne uje te vaket dhe pastron gjithe kavitetin oral pasi femija eshte ushqyer.Kur femija aftesohet te mbaje furcen ne dore,ai mesohet gradualisht t’i furcoje vet dhembet.Ekzistojne ne treg furca dhe pasta sipas grupemoshes.Eshte e keshillueshme qe nena bashke me bebin te bejne viziten e pare tek mjeku stomatolog kur ai eshte rreth 6 muaj.Mjeku viziton femijen dhe e informon nenen per rregullsine e vizitave e njekohesisht i jep keshillat e duhura per kujdesin ndaj dhembeve te qumshtit. Eshte mjaft e rendesishme qe takimi i pare i femijes te mos jete i motivuar nga dhimbja e ndonje dhembi ne menyre qe ne vazhdimesi femija te beje lidhjen dhimbje/dentist sepse demton rende bashkepunimin mes tyre ne te ardhmen.Perse eshte i rendesishem kujdesi ndaj dhembeve te qumshtit?Jane jo te pakta rastet ku prinderit e kane neglizhuar kujdesin ndaj dhembeve te qumshtit bazuar ne faktin qe ata jane te perkoheshem ne goje.Kjo mendesi duhet ndryshuar patjeter dhe eshte pergjegjesi e mjekut stomatolog per te informuar prindin dhe nga ana tjeter prindi duhet te bashkepunoje duke i mare ne konsiderate keshillat e mjekut.Eshte e vertete qe dhembet e qumshtit kane nje kohe te kufizuar per te qendruar ne goje ,por brenda ketij afati kohor qe natyra u ka caktuar ata duhet te qendrojne te shendetshem e te kuruar deri kur t’u vije koha biologjike per t’u nderruar.Dhembet e qumeshtit ruajne hapesiren per dhembin e perhershem qe do vije,ndaj heqja para kohe(si rezultat i moskujdesjes dhe moskurimit ) do te sjelle pasoja ne pozicionimin e dhembeve te perhershem si pasoje e mungeses se hapesires.Nga ana tjeter edukimi qe ne vogeli per kujdes te rregullt dentar eshte nje garanci per te ardhmen ,pra nje zakon i mire i pervetesuar nga femije ne individe ne moshe madhore.Nje femije i mesuar me nje kujdes te rregullt dentar nga ana e prindit dhe mjekut ka me pak gjasa te preket nga kariesi krahasuar me nje femije te neglizhuar ne kete drejtim.Ne sistemin dhembor,pasojat qe vijne nga neglizhimi i vazhdueshem i kujdesit qe ne vogeli jane te parikthyeshme dhe rikuperimi i tyre do kerkoje kosto te larta biologjike,kohore dhe ekonomike.

Gjithashtu nje shendet jo i mire oral ndikon ne shendetin e pergjithshem te organizmit.Jane jo te pakta rastet qe ne si mjeke stomatologe hasim ne perditshmerine tone te punes ku prindi paraqitet me femijen me nje rekomandim nga mjeku pediater,i cili para se te beje diagnozen diferenciale te semundjes kerkon te sigurohet qe femija ka dhembe te shendetshem.Studimet e fundit shkencore ne lidhje me dhembet e qumshtit jane gjithashtu mjaft interesante.Ato konfirmojne qe dhembet e qumshtit permbajne nje duzine qelizash te vlefshme(qeliza staminale).Keto qeliza jane te vendosura ne pulpen e dhembit dhe kane aftesine qe me pas te rigjenerohen ne neurone,kocke,kerc apo edhe qeliza te zemres.Nese ne nje te ardhme femija mund te vuaje nga ndonje semundje e organeve te ndryshme keto qeliza mund t’i shpetojne atij jeten.Qe keto qeliza te jene te vlefshme ato duhen ruajtur ne kushte te caktuara. Ekzistojne shume sherbime dhe kompani te cilat ofrojne realizimin e procesit te ruajtjes se ketyre qelizave qe nga mbledhja e dhembit neper shtepi, paketimi i tij e deri tek ruajtja e qelizave ne kushtet laboratorike.Si perfundim,vlen te theksohet se dhembet e qumshtit jane mjaft te rendesishem,kane vlere!