Prej vitit 2010, dr. Sali Kurti mban pozicionin e zv.Presidentit të Sindikatës së Stomatologjisë Shqiptare

Për shkak të arritjeve profesionale, në vitin 2010 dr. Sali Kurti u zgjodh zv.President i Sindikatës së Stomatologjisë Shqiptare, e cila u themelua me vendim gjykate po atë vit. Në funksion të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), por edhe të Sindikatës së Shëndetësisë Shqiptare, ai ka marrë pjesë me kumtesa e diskutime profesionale në shumë konferenca me karakter kombëtar e ndërkombëtar, në vende të ndryshme, si: në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Bullgari, etj. Mendimet e propozimet e dr. Sali Kurtit kanë qenë shumë të vlerësuara, veçanërisht për aspekte që lidheshin me mirëorganizimin e mbarëvajtjen e punës në funksion të përparimit, funksionimit e mobilizimit të Sindikatave në përgjithësi dhe shërbimit stomatologjik në veçanti.
Në Seminarin Ndërkombëtar Evropian të Stomatologjisë, organizuar në Shkup, me 9 nëntor 2012. Bashkë me kolegun Petrit Frangu kemi qenë shumë të përqendruar në dëgjimin e lektorëve prej vendeve të ndryshme të botës.
Foto gjatë disa prej konferencave shkencore të mbajtura ndër vite.