Në vitin 2010, dr. Sali Kurti u emërua pedagog në Universitetin e Stomatologjisë “Aldent”, i cili është ndër universitetet e vetme serioze mjekësore në Shqipëri.
Pas kontributit disavjeçar në sferën akademike, përmes pjesëmarrjes së gjerë nëpër konferenca shkencore, brenda e jashtë vendit, puna e mësimdhënies është një tjetër aspekt i rëndësishëm i tij. Përmes kontaktit të vazhdueshëm me studentët, dr. Sali Kurti ka shpalosur gjithë arsenalin e dijes dhe të përvojës së akumuluar ndër vite.
Tashmë, si pedagog i praktikës në universitetin mjekësor më prestigjioz të vendit, ai ka ndihmuar breza të ndryshëm studentësh që të shënojnë progres në njohuritë e tyre dhe njëherësh, të fitojnë siguri në proceset e punës me pacientët. Ai mbetet profesori i dashur, i qetë dhe që rrezaton dije e mençuri për të gjithë studentët.