Puberteti i parakohshëm mund të shkaktohet si pasojë e ekspozimit ndaj pastave të dhëmbëve dhe produkteve kozmetike që në barkun e nënës.
Ky është dyshimi i fundit që hedh një studim i kryer nga Universiteti i Berkley në Kaliforni që është botuar në revistën shkencore Human Reproduction.
Kërkuesit kanë ndjekur 338 fëmijë që gjatë shtatzënisë së nënave e deri në adoleshëncen e tyre ka rezultuar se vajzat që kishin nivele më të larta të disa substancave që gjenden pikërisht në këto produkte, arritën më herët në moshën e pubertetit. Por e njëjta tendencë nuk u verifikua në djemtë. Kërkuesit hedhin dyshime që këto substanca dhe ekspozimi ndaj tyre mund të shkaktojë shpërqëndrim në zhvillimin riprodhues.
Substancat kimike nën akuzë janë ato që gjenden kryesisht tek produktet që përmbajnë aroma të ndryshme, apo konservantët e kozmetikës. Gjatë 20 viteve të fundit është vënë re një ndryshim i theksuar i nisjes së moshës së pubertetit në brezat e rinj, dhe ekspertët flasin për një shqetësim të madh nëse kjo gjë do të rikonfirmohej edhe nga studime të tjera. Pasi sipas tyre të gjithë këta faktorë lidhen ngushtë edhe me një rrezik të shtuar të shqetësimeve mendore, apo sëmundje të rënda që prekin aparatin riprodhues.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok