“Një jetë në shërbim të tjerëve”, një libër biografik nga dr. Sali Kurti

Në fillim të vitit 2019 doli nga shtypi libri “Një jetë në shërbim të tjerëve” me autor dr. Sali Kurtin. Me një mjeshtëri të rrallë dhe me një sinqeritet të skajshëm, dr. Saliu tregon jetën e vet hap pas hapi. Ai ndan me lexuesit jo thjesht gjenealogjinë e vet familjare, por edhe të gjitha sfidat e vështirësitë që i janë dashur të përshkojë për të mbërritur këtu ku është sot. Libri prej 300 faqesh, është mirëpritur nga lexuesit dhe nga kritika, të cilët vlerësojë edhe stilin tregimtar të librit, gjë që dëshmon edhe nivelin e lartë intelektual të këtij mjeku. Pasionin e tij për leximin, ai ka shpalosur më së miri përmes mënyrës së paraqitjes së këtij libri, i cili gjendet edhe në libraritë kryesore të vendit.
Për shumë shihni materialin filmik në vijim: