Ja ushqimet që duhet të hani për dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm

Larja dhe pastrimi i dhëmbëve nuk është e vetmja mënyrë për t’i mbajtur dhëmbët e bardhë dhe të shëndetshëm. Për të pasur dhëmb të fortë dhe të bardhë, atëherë mundohuni t’i përdorni sa më pak ushqimet e tharta dhe të ëmbla. Ushqyerja me ushqime me përbërje të lartë kalciumi dhe vlera të tjera ushqyese mbajnë larg gojës protezat për një kohë shumë të gjatë. Më poshtë keni disa nga ushqimet që do t’iu japin një buzëqeshje të ndritshme dhe të lumtur.

  1. Djathi
    Djathi ka përbërje të lartë në kalcium dhe fosfat. Ngrënia e djathit pas një vakti sjell në prodhimin e gjëndrave të pështymës. Kjo sjell dhe në uljen e aciditetit në gojë.
    2.  Çaj
    Polifenoli dhe katekina në çaj parandalojnë kavitetin dhe mbron dhëmbët nga bakteret.
    3. Ujë
    Pini sa më shumë ujë, që të mbani mishrat e dhëmbëve të hidratuar dhe të shëndetshëm. Pini ujë që përmbajnë vlera ushqyese të cilat mbrojnë dhe mbajnë dhëmbët të shëndetshëm. Ujë forcon dhëmbët dhe largon çdo baktere apo mikrob nga goja dhe mishrat e dhëmbëve shkruan Shëndeti.
    4. Qumështi
    Qumështi ka vlera të larta me kalcium. Kalcium forcon kockat dhe dhëmbët. Qumështi ka gjithashtu në përmbajtjen e tij dhe vlera ushqyese fosfati dhe vitaminë D të cilat rregullojnë smaltin e dhëmbëve. Qumështi sojë është një zëvendësim i pranueshëm për ata që nuk janë tolerant ndaj laktozës.
  2. Çamçakëz pa sheqerPërtypja e çamçakëzit rrit në prodhimin e lartë të pështymës.
  3. Arrat
    Vlerat ushqyese, vitaminat dhe mineralet e gjetura në arra janë jetësore për të pasur një shëndet të mrekullueshëm oral.
  4. Kosi
    Kosi është i pasur më probiotik, proteinë dhe kalcium. Kosi mbron dhe mbështet dhëmbët nga dëmtimet dhe pllakat.
    8. Portokalli
    Portokalli ka përbërje acidi, por kur konsumohet në masën e duhur atëherë është shumë i mirë për shëndetin oral. Vitaminat dhe vlerat ushqyese të portokallit janë të mira në parandalimin e prishjeve të dhëmbëve.
    9. Çokollata e zezë
    Kush do ta kishte menduar që çokollata mund të ndihmojë në shëndetin oral? Çokollata e zezë mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit dental për shkak të përbërjes së taninit në kakao. Kjo ndihmon në heqjen e grumbullimit të pllakave, në rritjen e qarkullimit të gjakut, zvogëlimin e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve dhe pakësimin e erozionit të dhëmbëve. Pas çdo vakti provoni të hani një copë çokollate të zezë pa sheqer për të ndihmuar në uljen e dëmtimit të dhëmbëve.
    10. Molla
    Molla ndihmon në prodhimin e pështymës, gjithashtu dhe në heqjen e grumbullimit të pllakave. Ngrënia e një molle pas çdo vakti ndihmon në pastrimin e gojës nga bakteret e padëshiruara. Supa e kockave Supa e kockave është e bërë nga kockat e kafshëve, të cilat janë një burim i lartë i kalciumit. Kjo supë është ë mirë për flokët, thonjtë, kockat dhe dhëmbët.
    11. Kërpudhat
    Kërpudhat janë të pasura me vitamin D. Kalciumi përthithet nga trupi me ndihmën e vitaminës D.
  5. Jamballi
    Jamballi është i pasur me antibakteriale. Konsumimi i tij ndihmon në heqjen e formimit të veshjes së dhëmbëve dhe të aromës së keqe të gojës. Këto ushqime janë të pasura me vitaminën D dhe A, të cila janë të mira për shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Dhëmbët tanë përdoren që nga moment që ne zgjohemi dhe deri në momentin që ulemi të flemë. Në pimë, ushqehemi dhe flasim me dhëmbët tanë, imagjinoni një jetë pa dhëmbët. Nuk mund të ushqehemi, nuk mund të shqiptojmë në mënyrë korrekte fjalët dhe do të dukemi si një bebe e madhe. Prandaj, mbani dhëmbët të shëndetshëm duke i larë çdo ditë dhe duke ngrënë ushqime të shëndetshme.